Prokurori i Korçës përballë vettingut, pasuria e tij has probleme
Paratë e marra përkohësisht nga prindërit e bashkëshortes dhe shitblerja e automjeteve kanë vënë përballë KPK-së prokurorin e Korçës dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pikëpyetjeve të trupës, Gentian Stoja, iu përgjigj duke deklaruar se të ardhurat e tij janë të ligjshme.
Pasuria e Prokurorit të Korçës, Gentian Stoja, hasi problematika në shkallën e parë të vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ndal tek të ardhurat e bashkëshortes.
Në sallë rezultoi se ajo para martesës kishte në gjendje 4.4 milionë lekë të siguruara nga qiraja e apartamentit që kishin prindërit e saj në Durrës.
Një pjesë e kësaj shume është shpenzuar prej saj pasi ka qenë e papunë nga viti 2009 deri në 2012.
Ndërkaq në ditën e martesës ata kishin marrë 50 mijë euro dhuratë me qëllim për të blerë një apartament.
Stoja shpjegoi se në të dy rastet paratë janë kthyer mbrapsht prindërve pasi nuk u nevojiteshin më për blerjen e një apartamenti.
Në atë kohë, prokurori jetonte në një shtëpi të familjes së tij.
Këto sqarime nuk e kanë bindur trupën gjykuese pasi në vitin 2019, Stoja bleu një shtëpi me kredi.
Krahas të ardhurave të saj, Komisioni u ndal dhe në shit-blerjen e dy automjeteve.
Rezulton se Stoja i bleu me një çmim të ulët dhe i shiti më shtrenjtë me sqarimin se kishte investuar në to.
Prokurori gjithashtu ka udhëtuar shpesh drejt Greqisë me automjete të ndryshme duke ngritur dyshime për Komisionin, por ai u shpjegua se këto lëvizje janë të lidhura me punën si dhe vizita familjare tek prindërit e bashkëshortes
