Përfshihet nga flakët pylli i Dreies në Patos, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Pylli i Dreies, Patos në vendin e quajtur Lofkes është përfshirë pasditen e sotme nga flakët.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri është i madh dhe po përhapet me shpejtësi.

Mësohet se për në vendngjarje janë nisur zjarrfikësit, po terreni i thyer, e bën pothuajse të pamundur, ndërhyrjen e mjeteve.

Deri më tani nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore.