Byroja e Hetimit nis në Gusht/ Kraja: 28 anëtarët e parë po përfundojnë trajtimin me FBI
Kryetari i SPAK Arben Kraja, gjatë raportimit, në Komisionin e Ligjeve, theksin e vuri tek kriminaliteti dhe goditjen e korrupsionit në vend. Kraja tha se gjatë vitit që lamë pas u rrit bashkëpunimi SPAK me autoritetet e huaja, veprim që çoi dhe në goditjen e pasurive kriminale.
“Kemi qenë shumë aktiv dhe kemi pasur shumë produktivitet,ka qenë dhe krimi i skuadrave të përbashkëta hetimore. Skuadrat e përbashkët hetimore nën drejtimin e eurojust-t është një metodë shumë praktike dhe efektive. Hetimet për veprat penale janë trafikimi i lëndëve narkotike, goditja e pasurisë kriminale."
Pavarësisht se SPAK ka punuar me 13 prokurorë ngarkesa e përballuar sipas Krajës ka qenë e madhe, madje dhe duke mbyllur çështje, madje dhe duke mbyllur çështje të raportuara në zbatimin e operacionit forca e ligjit.
“SPAK, për materialet e paraqitura nga Prokuroria a e policia e shtetit nuk plotësonin kriteret e parashikuara në aktin normativ, ka vendosur heqjen e sekuestros nga 20 raste, refuzim për sekuestro 22 raste dhe kthim për plotësim të materialit 51 raste.
Deri më tani zyra e përgjimeve ka funksionuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa me ngritjen e Byrosë së Hetimit, qendra e posaçme do të jetë gati.
“28 kandidatë që tashmë janë numëruar dhe janë hetues kanë filluar trajtimin dhe grupi është në momente e fundit të trajnimit, javën e ardhshme ata do të kenë një javë trajnim pranë autoriteteve në Itali. Nga java e parë e gushtit do të jenë në punë rreth 28 hetues.”
Kraja, nënvizoi se Gjykata i ka dhënë të drejtë raporteve të ngritura nga akuza në seanca të zhvilluara.

