Banorët e Kombinatit refuzojnë shembjen e ndërtesave: Nuk kanë krisje nga tërmeti
Një grup banorësh në Kombinat kanë angazhuar ekspertë privatë për të vlerësuar shtëpitë e tyre. Duke kundërshtuar shembjen ata thonë se banesat nuk janë të dëmtuara nga tërmeti ndaj kundërshtojnë vendimin e bashkisë së Tiranës.
Nisja e shembjeve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, në zonën e Kombinatit në Tiranë, pa u dhënë sqarim familjeve për të ardhmen, ka vënë në alarm edhe pronarët e këtyre ndërtesave.
Thonë se shtëpitë do tu shemben, por ata janë të sigurt se objekti nuk është i dëmtuar.
Ndaj dhe kërkuan sqarim në njësinë administrative.
Edhe pas takimit me kryetarin e njësisë nuk kanë një përgjigje të qartë.
Banorët thonë se prej një viti e gjysmë ata jetojnë me bonusin e qirasë, ndërsa kundërshtojnë vendimin e Institutit të Ndërtimit që e ka vlerësuar objektin ku jetojnë si të pabanueshëm.
E për këtë i vënë përballë një ekspertizë që kanë bërë vetë.
"Nga ne nuk u konstatua që është dëmtuar, ne kemi ndenjur edhe një jave tjetër brenda në shtëpi," thotë banori.
"Në shtëpitë tona nuk ka asnjë krisje. Kur ka rënë tërmeti unë kam mbajtur 16 veta," thotë banorja.
Kërkojnë nga Bashkia zgjidhjen e kësaj situatë sa më parë.
"Kemi shkuar në bashki në kohën që na nxorën, nuk na kanë hapur dyert asnjë. Nëse këtu ndërtohet pallat ne duam shtëpi, të strehohemi aty ku kemi tapinë e shtëpisë, se jemi me tapi. Ne kërkojmë që të zgjidhet problemi jonë," thotë banorja.
Akuzohet për vrasje, dënohet me 3 vjet e gjysmë burg ish-deputeti
4 Qershor, 15:37
"Ne duam që të na komunikohet, të na sqarojnë, ku do marrim, kur do marrim," thotë banorja.
Banorët shprehen se bonusi që Bashkia ka ofruar për to është i pamjaftueshëm pasi tregu është më i lartë nga sa ato marrin.

