Incident në Mitrovicë, maturantët serbë i hedhin fishekzjarre Policisë së Kosovës

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Sipas mediave të Kosovës, dhjetëra të rinj kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Siç, raportohet një grup maturantësh, të cilët kanë q2enë duke festuar kanë hedhur fishekzjarrë në pjesën ku qëndrojnë forcat e sigurisë.

Në një video të publikuar, të rinjtë shihen duke mbajtur në duar flamurin e Serbisë.

Situata tashmë është nën kontroll dhe maturantët janë larguar nga ura.

Ura mbi lumin Iber sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.

Incidenti vjen pak ditë përpara takimit të rëndësishëm mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pritet të sjellë dialogun e shumëpritur mes dy vendeve ku pala kosovare synon njohjen nga serbia.