E rëndë! Shembet ndërtesa 4 katëshe, humbin jetën dy persona, zhduken tre të tjerë

 

Dy persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e shembjes së një ndërtese 4-katëshe në Rio de Janeiro.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë e shembjes, banorët janë tmerruar, sakaq mësohet se janë zhdukur një burrë, grua dhe një fëmijë.

Në vendngjarje kanë mburritur më  shumë se 100 forca zjarrfikëse, për të nxjerrë trupat që ndodhen nën rrënoja.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shembjes së ndërtesës, teksa mësohet se ndërtimi i saj nuk ishte miratuar nga autoritetet.