Greqia ofron 20,000 doza vaksine për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, deklaroi se brenda një jave vendi pritet të marrë 70,000 doza të vaksinës Covid-19, (50,000 doza) nga Bullgaria  dhe (20,000 doza) nga Greqia .

Z. Filipce tha se vaksinat ka të ngjarë të jenë AstraZeneca. Vaksina AstraZeneca injektohet në Maqedoninë Veriore vetëm për personat mbi 60 vjeç. Vetëm 4% e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës, raporton media greke.

Sipas informacionit nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, deri më tani 315,781 qytetarë të vendit kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 81,273 qytetarë kanë marrë dozën e dytë, domethënë vetëm 4% e popullsisë është vaksinuar me dozën e dytë. Arsyeja për këtë përqindje të vogël është për shkak të vonesës me të cilën filloi vaksinimi në Maqedoninë Veriore por edhe për shkak të mungesës së vaksinave në vend.

Gjithsej 431,770 qytetarë deri më tani kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u vaksinuar përmes platformës përkatëse elektronike.