E pazakonte në verë, zbardhet nga bora Brodi i Dragashit në Kosovë

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Kosovë ku kanë rënë reshje bore dhe pse jemi zyrtarisht në stinën e verës.

Duket se i ftohti është rikthyer dhe ka zbardhur sërish Kosovën.

Mediet vendase bëjnë me dije se reshjet e borës kanë zbardhur viset malore, kryesisht në Brod ka pasur reshje të borës.

Një foto e postuar në Facebook nga Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi, tregon zonën e Arxhena” Brod-Sharr të zbardhur nga dëbora.