Dosjet e sigurimit në parlament, trashëgimtarët reagojnë në lot kur dalin dokumentet

Në arkivat e autoritetit të dosjeve janë më shumë se 160 mijë emra. Në raportimin vjetor në Parlament, Genta Sula theksoi se në mjaft raste janë familjarët që ngrenë shqetësimet për pasojat në publik.

"Hap ne lojën të tregimit të historive na u hodhën kundra, janë bërë shumë letra. Ishin njerëzi nuk e pranonin dot, ka pasur edhe lot në qytetarët e Tepelenës pse na vini damkën ju," tha Sula.

Në përgjigje të raportit, deputeti i opozitës së re Myslim Murrizi solli në vëmendje disa nga politikanët që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit.

"Kërmilli, stilolapsi, qukapiku, korani, gaforrja, penicilina, bozhuri, shishja e qumështit, libri, doku deri te ai i pafytyrë që ka marrë për pseudonim mbiemrin tim Murrizi, ish-ambasador," tha Murrizi.

Në përgjigje të opozitës, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla kërkoi bashkëpunim dhe sjellja që shtojnë ndasitë.

"Kemi shumë ndasi mes njëri-tjetrit dhe këto ndasi nuk na kanë ndihmuar që të krijojmë një dialog politik konstruktiv, i cili është një prej detyrave kryesore që një vend që aspiron të anëtarësohet në BE duhet të përmbushë," tha Balla.

Pavarësisht debatit, raporti ka marrë votat e deputetëve në sallë.