Shkarkimi i Presidentit/ Shella: Kuvendi është lojtar në këtë çështje, vendimi i përket gjykatës

Drejtori i INFOCIP, Gert Shella, shprehet se është Gjykata Kushtetuese ajo që merr vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Shella shprehet se Kuvendi në këtë çështje është lojtar, teksa shton sef fjalën e fundit e thotë Gjykata.   

"Parlamenti e ka në proces konsilidimi atë që duhet të jetë një vendimarrje të natyrshme apo institucional që Kuvendi prodhon në këtë rast, por nga ana tjetër nuk ka nën kontroll ecurinë e procesit, pasi Kuvendin në raport me Presidentin e Republikës, është thjesht palë, dhe çështja do të vej me patjetër në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse e vlerësojnë afatet ligjore të shqyrtimit të asaj që do të prodhojë me patjetër një ankesë të Presidenti  të Republikës në raport me cilindo vendimarrje të Kuvendit, do të gjykojë Gjykata, por jo më pak se 9 ose 12 muaj që përkon me kohën kur Presidenti do të lërë në mënyrë të natyrshme mandatin. Edhe nëse arrin që Kuvendi ta shkarkojë, fjalën e parë dhe të fundit në raport me këtë çështje e ka Gjykata Kushtetuese. Kështu që Kuvendi është lojtar dhe asgjë më shumë."