Metani: 3 mijë dosje me ankesa nga qytetarët dhe nga institucionet në ILD
Gjyqësori nuk është i ngarkuar vetëm me dosje të prapambetura.
Pranë Inspektoratit të Lartë Të Drejtësisë ka mbërritur një numër i lartë ankesash jo vetëm nga qytetarët por edhe nga vetë institucionet
"Numri i dosjeve të përcjella në ILD nga institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe ministria e Drejtësisë, por edhe vetë ankesat e ardhura që prej ngritjes së institucionit deri në dhjetor 2020 e kalon shifrën 3 mijë," tha Metani.
Raporti i Artur Metanit solli në vëmendje të deputetëve dhe videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit.
"Nuk mundesh që ti të merresh me asnjë TikTok që është e emëruar në sistemin gjyqësor të Shqipërisë. Pse nuk mundesh? Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër shtëpisë," tha Murrizi.
Në përgjigje të tij, kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se me reformën ën drejtësi, politika nuk është më pjesë e emërimeve.
"Unë mendoj që ne kemi bërë gjënë e mirë dhe gjënë e duhur që ne politikanët nuk kemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor," tha Balla.
Një ditë më parë Metani kërkoi në KLGJ pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani.
