Përmirësohet situata e pandemisë, 9 raste të reja, asnjë vdekje dhe 31 në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        9

Të shëruar në 24 orë      45

Të shtruar në spitale      31

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,340

Testime totale             730,079

Raste pozitive             132,360

Raste të shëruara        129,566

Raste Aktive                  343

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         106

Shkodër       63

Korçë            55

Berat             33

Lezhë           24

Elbasan        22

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          5

Dibër          5

Kukës           4

Fier                4