Rama me biznesmenin turk: Diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Një fabrikë e prodhimit të vaksinave anti-Covid mund të ndërtohet edhe në Shqipëri.

Së paku, kjo është ajo që ka nënkuptuar kryeministri Rama përmes një fotoje nga Turqia me shkencëtarin Canturk Alagöz

Rama shkruan se Alagöz është pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac

Rama: I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike... Të shohim.