Rama plane me sipërmarrësit turq: Nga ndërtimi i fabrikës së vaksinave deri te kontrolli i vendit me dron

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Ankara është takuar  me sipërmarrësit e ekselencës turke.

Ata  kanë diskutuar për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, një qendër e teknologjisë së lartë në perfieri të kryeqytetit dhe sistemin ek ontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë.

Rama ka ndarë edhe disa foto nga takimi e ndërsa shkruan se bisediemt janë pjesë e programit të mandatit të tretë.

Postimi i plotë në Facebook:

"Ankara - Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

*Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

*Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

*Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare"