Kina akuzon firmat perëndimore për mallra 'të dëmshme' për fëmijë
Kina ka akuzuar disa marka perëndimore të veshjeve për shitjen e mallrave që mund të jenë të dëmshme për fëmijët.
Një njoftim paralajmërues në faqen e internetit të administratës doganore të vendit renditi 81 artikuj të importuar nga kompani duke përfshirë Nike, H&M dhe Zara, raporton BBC.
Në fillim të këtij viti, disa shtete perëndimore vendosën sanksione ndaj Kinës.
Njoftimi nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës përfshinte artikuj si veshje për fëmijë, këpucë, lodra, furça dhëmbësh dhe shishe për fëmijë që u panë gjatë ekzaminimeve nga qershori 2020 deri në maj 2021.
Disa veshje për gra prej pambuku të kompanisë H&M thuhet se përmbajnë "ngjyra ose substanca të dëmshme, që mund të absorbohen nga trupi përmes lëkurës, gojës, etj. Dhe rrezikojnë shëndetin".
E njëjta çështje u ngrit për rrobat e fëmijëve të importuara nga Zara, bluzat e djemve Nike dhe pizhamet prej pambuku Gap.
H&M, Zara, Nike dhe Gap nuk u janë përgjigjur ende kërkesave për komente nga BBC.
Dyqanet online të disa firmave janë bllokuar dhe janë zhdukur nga hartat dixhitale.
Kina fillimisht sulmoi H&M dhe Nike dhe më pas kompanitë Burberry, Adidas dhe Converse.


