Jole: Asnjë kandidaturë në PD nuk kanë mbajtur qëndrim lidhur me liderin historik, Sali Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2021, 21:55
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Nertil Jole shpreh se asnjë kandidaturat nuk kanë mbajtur jnë qëndrim të qartë lidhur me liderin historik, Sali Berishën.
Jole: Mendoj se procesi në PD krijon hapësira më të vogla për kandidatët për të dhënë një mendim ose për të prodhuar një debat të brendshëm. Të gjithë jemi dëshmitar se Basha ka humbur 4 beteja rresht.
Asnjë kandidaturat, realisht nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me liderin historik, Sali Berishën. Cili do të jetë raporti i liderit të opozitës lidhur me vendimin e DASH-it. Të vërtetat duhet të thuhen dhe ka ardhur koha që PD ta bëjë këtë gjë.

