Malaj: Injektimi i parave të pista në ndërtim kërcënon të ardhmen e shqiptarëve
Injektimi i parasë së pisët në ndërtim nuk i ka shpëtuar as raporteve të ndërkombëtarëve.
Eksperti i ekonomisë Arben Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini shprehet se lajmi nuk është pozitiv dhe nëse ky element kritik i ekonomisë informale dhe kriminale në përmasa shqetësuese në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri ndikon në mos hapjen e negociatave atëherë dështimi do të jetë i madh.
Malaj: "Lajmi nuk është pozitiv dhe në qoftë se sipas medieve shumë serioze siç është Zëri i Amerikës, shqetësimi i vendeve të Bashkimit Evropian për këtë element kritik të ekonomisë informale dhe kriminale në përmasa shqetësuese në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri do të shërbejë për të mos çelur negociatat, atëherë dështimi është i madh. Kjo do të vërtetojë përfundimisht dhe shqetësimin nëse ne kishim zgjedhje që ofruan zgjidhje apo të gjitha shqetësimet e ngritura ndërkombëtare se Shqipëria rrezikohej nga rritja e korrupsionit, sidomos nga kapja e shtetit dhe është një kërcënim jo vetëm për Evropën por për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Hapësirat publike po bëhen gjithnjë e më të vogla, ndërtimet po i zënë frymën qyteteve dhe shqetësimi më i madh është te shkalla e kalbëzimit të një sistemi qeverisës dhe institucionet e tjera që kërcënon të ardhmen e Shqipërisë."
Injektimi i parave të pista në fushën e ndërtimit, shprehet Malaj ndikon direkt dhe indirekt në xhepat e shqiptarëve sepse përkeqëson qeverisjen e vendit.
Malaj: "Ndikon direkt dhje indirekt sepse përkeqëson qeverisjen e vendit. Kur një qeveritar infektohet nga paraja e pistë, ndikon në qeverisjen e vendit. Elementi më kritik është fakti që ky proces është prova më konkrete. Kostoja e korrupsionit ja bën jetën më të vështirë shqiptarëve."
Përsa i përket sezonit të turizmit këtë vit, Malaj thotë se pritshmëritë janë të larta, pro janë ende pritshmëri. Qeveria duhet të bëjë një punë të mirë-organizuar në këtë drejtim.
Malaj: "Ekspertët më të mirë janë shoqatat e biznesit, sepse ata i bëjnë analizat pasi i ndjejnë në kurrizin e tyre. Realisht ka një pritshmëri më të mirë, por është një pritshmëri. Ne kemi deformime të politikave që bën qeveria të cilat kanë rënduar gjithnjë e më shumë kostot. Në këtë aspekt duhet një punë e mirëfilltë, e mirë-organizuar. Duhet që masat lehtësuese duhet të sinkronizohem mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor dhe duhet respektuar komuniteti i biznesit."
Malaj shprehet se duhet të ketë një harmonizim mes qeverisë vendore, qendrore dhe bizneseve.
Malaj: "Qeverisja e vendit duhet të jetë shumë mirë e organizuar. Duhet të kemi plan kombëtar të rritjes së objektivave të turizmit që fillon një vit para sezonin turistik dhe duhet të jetë transparent. Dhe patjetër duhet të ketë një harmonizim të qeverisë vendore, qendrore dhe bizneseve se ato sjellin të ardhura për turizmin. "
