Ju flet Moska - Një "Vuçiç" shqiptar, President që kontrollon partinë, kryeministrja femër
Një "Vuçiç" shqiptar, President që kontrollon partinë, kryeministrja femër ishte tema e kësaj të mërkure në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Mandati i tretë peshon rëndë dhe kryeministri Rama e kupton mirë këtë gjë. Ai e kupton se peshon rëndë jo vetëm përballë shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve. Edhe ata janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë duke miratuar mandatin e tretë qeverisës së liderit mjekërbardhë që na thoshte se 8 vite me Saliu ishin mjaft, por edhe në këto 8 vite kemi parë shumë.
Rama vetë ka thënë se e ka mik Vuçiçin dhe ky i fundit ndenji kryeministër deri në vitin 2017 dhe kishte ndenjur 9 vite në pushtet. Ai e kuptoi se po të qëndronte më shumë në pushtet duhet të ndërronte zyrën dhe kaloi nga kryeministria në presidencë, por njëkohësisht duke kontrolluar edhe partinë. Si kryeministre vuri një femër, e cila është Elisa Spiropali e Vuçiçit. Në fakt Vuçiç kontrollon kryeministrin, qeverinë dhe presidentin.
Arrihet marrëveshja, 14 miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor
2 Qershor, 20:09
Mënyra se si Meta po shkarkohet, do të thotë se Rama po luan me një ide për të ndërruar zyrat dhe për të kaluar në president të republikës. Votat me parlamentin e ardhshëm i ka. Duke u dhënë hapësirë më shumë edhe femrave, mund të krijojë një lloj direktorati. Në këtë aspekt Erion Veliaj kërkon që të bëhet kryeministër dhe dihet se ka mbështetjen ndërkombëtare, por Rama do ta kapërcejë këtë duke i thënë që të mbarojë mandatin e kryebashkiakut.
Ndërkohë do të eksperimentohet një kryeministre femër. Po mendohet një formulë e tillë; Rama president që kontrollon partinë dhe një kryeministre femër. Mund të gjejë dhe të bëjë ndonjërën. E gjithë kjo formulë varet nga pranimi i ndërkombëtarëve që të rrijë kryeministër në mandatin e tretë se ata duan bashkëqeverisje.

