Mbërrijnë 40 mijë e 800 vaksina AstraZeneca në Rinas
Kanë mbërritur 40 mijë e 800 vaksina AstraZeneca në Aeroportin e Rinasit.
Lajmin e ka bërë më dije Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njoton që deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 899,550 vaksinat AntiCovid.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë
Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari."
Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 4 lloje vaksinash, AstraZeneca, Sinovax, Sputnik dhe Pfizer.
