Shpërthen bombola e oksigjenit, digjet 17-vjeçari në Fier

Një 17-vjeçar është djegur, pasi ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, ku si pasojë është djegur shtetasi E. F.

Ora News, mëson se  i riu ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ka shpërthyer bombola.

Mësohet se 17-vjeçar i është dhegur në pjesën më të madhe të trupit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.I riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

“Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.- njofton policia e Fierit. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.