BOOM - Komshiu i bllokon kanalin që kalon në pronën e tij, qytetari bashkëjeton me ujërat e zeza

Prelë Rruçi, qytetar në Kamëz, iu drejtua emisionit Boom, pasi sipas tij prej më shumë se një viti , ujërat e zeza i ika në pragun e shtëpisë.

Ai thotë se shkak për këtë bëhet komshiu i tij, pasi i'ua ka bllokuar. Në fakt kanali i ujërave të zeza të shtëpisë së tj, kalon në tokën e komshiut, i cili tani refuzon ta lejojë.

Z. Rruçi thotë se është ankuar, por nuk ka marr zgjidhje. Ai shprehet është i sëmurë më astmë  dhe i duhet të ketë ujërat e zeza në shtëpi, përpara shtëpisë në bahçen e tij derdhen ujërat e zeza të shtëpisë së tij.

"Ka qenë një situatë shumë e vështirë. Tani me verën shtohet vështirësia. Unë jam me astmë dhe kam probleme shëndetësore. Nuk e kuptoj pse është bllokuar kanali, thotë pse nuk janë futur tubat në pusetë, por unë i kam futur atje në beton. Ujërat e zeza zakonisht kanë kaluar."

Qytetari është ankuar përveç njësisë edhe në ISHSH.

Inspektoriati  Shtetëror Shëndetësor i ka kërkuar zgjidhje të problemit duke e vlerësuar sit ë drejtë shqetësimin e qytetarit, Bashkisë Kamëz.

Nga ana tjetër Bashkia Kamëz, konkretisht Ujësjellës Kanalizime Kamëz, Sh.a, sqaron se është në dijeni të rastit dhe ka bërë verifikime dhe është duke parë mundësitë e zgjidhjes së problemit.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Kamëz, në gjurmën që do të shtrihet linja e KUN, poseduesi i kësaj prone konfliktuale nuk pranon dhe nuk lejon të bëhet zbatimi i këtij projekti.'

Boom kontaktoi me Ujësjellës Kanalizime Kamëz dhe menjëherë u dërgua një grup pune në terren, pra në shtëpinë e qytetarit dhe ku grupi i xhirimit të Boom ishte vendosur.

Inxhinieri sqaroi se janë në dijeni të problemit dhe qytetarit i është kthyer një përgjigje, problem është se kanali i ujërave të zeza të qytetarit kalon në pronën e dikujt tjetër.

Edhe pse bashkia Kamzës ka bërë një projekt jo vetëm për këtë qytetar por gjithë zonën këtu, për ujërat e zeza, në fakt ky është shqetësim edhe për familje të tjera.

Ne do mundohemi të gjejmë një bashkëpunim me qytetarin, dhe nëse nuk gjejmë zgjidhje do ti drejtohemi organeve kompetente për ta zgjidhur në mënyrë ligjore.