Banorët e fshatit Varosh pa ujë të pijshëm, përgjegjësi i zones: Të enjten problemi merr zgjidhje

Prej ditësh banorët e fshatit Varosh në Tiranë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në përgjigje të kërkesës së banorëve për zgjidhjen e këtij shqetësimi, nga ana e ujësjellësit u premtua që ky problem do të marri fund brenda ditës së enjte.

Ral Bali, përgjegjësi i zonës në një komunikim telefonik për Ora News tha se është vënë në dijeni të problematikës dhe tha se shpejt do t'i  jepet zgjidhje.

"Ka pasur probleme këto ditë, nesër kanë orarin ata, nesër do jenë në rregull," tha ai.

Në fakt kanë qenë banorët e fshatrave ne këtë zonë që kanë denoncuar mungesën e ujit.

Madje ata, jashtë kamerave, shprehen se e kanë bërë të ditur shqetësimin dhe në institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë as zgjidhje dhe as një përgjigje se kur do të mund të kishin furnizim qoftë edhe me orare.

Riparimet tashmë zyrtarisht thuhet se janë realizuar, ndërsa televizioni do të jetë në monitorim të situatës dhe jo vetëm në këtë zonë.

Ndërkohë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me këtë problem.