Teatri/ Karabina: Një parlament gjysmak s'mund të merrte vendim për një objekt që është trashëgimi
Mirela Karabina, ka komentuar çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, më datë 17 Maj të vitit 2020, ku ditën e nesërme (3 qershor) merren në shqyrtim dy paditë e presidentit Ilir Meta, për Teatrin.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Karabina, shprehet se ligji për shembjen e Teatrit ishte anti-kushtetues dhe sipas saj, ky objekt është shembur për të zhdukur identitetin dhe historinë.
“Ishte një lëvizje që ka prodhuar shumë dekumente. Aty janë hartuar dokumente të ndryshme ligjorë politikë artistik përgjatë gjithë kohës së saj. Sepse menjëherë do të ndërmerrej një ligj antikushtetues, i cili do i hapte rrugë shembjes së teatrit.
Ky ishte një ligj antikushtetues, ku menjëherë u reagua ndaj kësaj çështje. Ne reaguam, i jemi drejtuar dhe Komisionit Europian dhe ai është drejtuar qeverisë shqiptare dhe sigurisht ka marrë përgjigje të vakta dhe joargumentuese. Përgjatë gjithë kësaj kohe sheshi i Teatrit Kombëtar është kthyer në një shesh të fjalës së lirë, ku profesionist të fushës të cilët kanë argumentuar se ligji special është anti-kushtetues.
Ne kemi bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare, për ta çuar deri në fund çështjen e Teatrit Kombëtar, pra për të dëshmuar se ky ishte një krim që u bë ndaj një objekti që ishte histori kulturë, identitet por edhe ndaj demokracisë. Pasi shteti mori një hap që nuk kishte të drejt ta merret politika.
Nuk mund ta merrte një parlament gjysmak vendimin për shembjen e një objekti që është trashëgimi. Teatri Kombëtar u shemb për të zhdukur historinë tonë prejardhjen tonë. Aty ka element korruptim, sepse kërkohet që të zaptohet një truall që i përket Teatrit Kombëtar. Është zhdukja e identitetit. “

