Heqja e aboneve/ Studentët: Vendim abuziv, rëndon në xhepat e qytetarëve
Studentët Teisa Kurti dhe Fation Biba, kanë komentuar heqjen e aboneve të përgjithshme dhe heqjen e abonesë së studentëve.
Të ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, studentët shprehen se vendimi që është marrë nga anëtarët e Këshillit bashkiak është abuziv që rëndon në xhepat e qytetarëve.
Më tej ata thonë se shqetësuse është heqja e aboneve të studentëve që prej më shumë se një viti, teksa shtojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia në lidhje me çështjen në fjalë.
Teisa Kurti: Ëshë vendim abuziv që rëndon në zhepat e qytetarvë, ku përpos të gjithave ishte një vendim pa një paralajmërim, pa një konsultim publik, pa një plan konkret dhe qytetartë gjenden në një moment të papritur.
Fation Biba: Aboneja e studentëve, mungon në treg që prej një viti e gjysmë, me pretekstin se nuk ka më student në Tiranë. Përpos kësaj, në tre muajt e ardhshëm nuk do kemi as abonenë e përgjithshme. Aboneja mungon dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.
Edhe kur jepeshin, jepeshin me mungesë, nëse Tirana ka 60 mijë student në treg hidheshin vetëm 10 mijë abone. Bëhej një dyndje e madhe për të marrë atë abone. Printimet e aboneve të studentëve kanë qenë të limtuara., kur kanë qenë në treg. E njëjta gjë ndodhi edhe me linjat e veçanta, ku qytetarët nga mungesa e aboneve të përgjithshme u detyruan të marrin abonetë e linjave të veçanta, kanë marrë dy ose tre abone. Kjo gjë ka bërë që numrin që kompanitë e kanë pas menduar kanë përfunduar dhe është krijuar kjo që është krijuar.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.

