Balluku vesh çizmet dhe ecën mbi ujë, si po prodhohet energjia me panele në HEC-in e Banjës

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku u shpreh sot se në Hidrocentralin e Banjës kanë filluar me sukses operimet tregtare, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues për të prodhuar energji.

"Në Hidrocentralin e Banjës ka filluar me sukses operimet tregtare njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues. Projekti përfshin instalimin e paneleve diellore mbi rezervuarin e hidrocentralit, duke shfrytëzuar kështu edhe rrezet e diellit për të prodhuar energji.  Shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë ku do të instalohen edhe tre njësi të tjera lundruese," shkruan Balluku.

Ministrja shihet e veshur me çizme duke inspektuar nga afër projektin duke ecur së bashku me punëtorët të cilët i kanë shpjeguar detajet e projektit.