Prestige Home feston 3 vjetorin, atmosferë festive me të ftuar specialë

Prestige Home, qendra më e madhe në Shqipëri dedikuar arredimit nga markat më prestigjioze ndërkombëtare të linjave “HOME” dhe “Interior Design” feston 3 vjetorin e saj.

Qindra pjesëmarrës u bënë pjesë e atmosferës festive, me të ftuar special, artistë, këngë, animatorë dhe humor.

Por surpriza në këtë mbrëmje ishin edhe zbritjet deri në 60% në markat më prestigjoze nga data 1 deri në 6 Qershor.

Prej 3 vitesh kjo qendër është simbol i komfortit, luksit dhe krijimit të standardeve.

"Kanë qenë 3 vite plot sfida, përpjekje dhe këmbëngulje që të ofrojmë më të mirën, pa bërë kompromis me cilësinë."

Tre vite suksesi dhe prestigji janë arritur falë bashkëpunimit me markat lider në arredim si Pierre Cardin, Magniflex, Aran Cucine, Miele, Teka, Elteco, Sezon Dekor, Dage Perde, La Forchetta, Gieffe Group, Casal, Nills Furniture, Bicaku Stone, Grafika, Av Shop, Il Posto dhe Vox elektroniks.

Një qendër që solli një koncept të ri në industrinë e arredimit, por mbi të gjitha solli lumturi, gëzim dhe frymëzim tek shtëpitë tuaja.