"Momenti për bashkëpunim"/ Beqiri: PS ti shtrijë dorën, PD ta pranojë për hir të kombit
Avokati Idajet Beqiri, ka komentuar mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste, që të zhvillohet ditën e sotme.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Beqiri, shprehet se nuk beson se në mbledhje do të analizohen zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij është shumë herët.
Më tej ai thotë se fitorja e Partisë Socialiste ishte e pritshme, duke shtuar se pala kundërshtare nuk kishte risi, dhe nuk krijonte besueshmëri.
“Sot është, mbledhja e asamblesë, mua s’ma merr mendja se do bëhet analiza e zgjedhjeve sepse është shumë herët. Vlerësoj se Asambleja po përgatit Kongresin që është me 10 qershor. Një informacion do japin për zgjedhjet e 25 prillit, por kaq. Përsa I përket mandatit të tretë për mua nuk ishte e papritur, nga mënyra se si kanë ecur këto 8 vite e sidomos në katër vitet e fundit kur opozita i braktisi të gjithë institucionet, dhe kur ajo zgjodhi politikën e vjetër.
Ishte një fitore e ditur e mandatit të tretë, sepse pala alternative nuk ishte e besueshme. Nuk kishte asnjë risi, as në lidership, por as edhe në program. Mandati i parë i PS për mua ka qenë i suksesshëm. Zgjedhje më të mira se këto nuk janë bërë asnjëherë.
Ai shton se kushdo që ka kryer krim zgjedhor duhet të marrë dënimin e merituar.
"Ata që janë kapur duke vjedhur ose falsifikuar ose që kanë vjedhur, dhe cilido që ka kryer krim zgjedhor, i cilido krahut të jetë, këta do përfundojnë shumë keq."
Avokati thekson se është koha që Partia Socialiste të ja shtrijë dorën Partisë demokratike dhe kjo e fundit duhet ta pranojë.
"Nuk e di se sa serizo është Rama në këtë kërkesë që bën, ose deri kur e shtrin ai këtë kërkesën për bashkëpunim. Është momenti historik që Partia Socialiste të ja shtrijë dorën PD dhe PD ta pranojë këtë dorë të shtrirë për hir të kombit. Në BE të shkoj si fuqi e Bashkuar. Këta edhe një qeveri të përbashkët që të zbusin konfliktet që kanë. Kjo nuk do i sillte asnjë të keqe vendit por vetëm të mirën."

