Dosja e Zamira Ramit në GJKKO, prishi dy objekte të cilët ishin me dokumente të rregullta
Ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastër do të Gjykohet nga Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohet se ka vendosur shembjen e dy objekteve në kundërshtim me ligjin.
Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kaluar për gjykim çështjen ndaj ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka miratuar shembjen e dy pronave private për realizimin e dy projekteve infrastrukturore,
Më konkretisht ajo ka firmosur shembjen e pronave të Dritan Sakos dhe Teodorti Xhai duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 56 milionë lekëve.
Shembja e këtyre pronave u bë në kuadër të lejes së ndërtimit dhe vazhdimit të punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale”, si dhe për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”.
Hetimi për Zamira Remin ka nisur më herët nga Prokuroria e Gjirokastrës,por kjo e fundit e ka shpallur mos kompetence duke ia deleguar SPAK-ut si çështje.
Sipas 2 pronarëve të cilët e kallëzuan Ramin shembja e objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.
