Rrëzohet nga skela ku ishte duke punuar, vdes 68-vjeçari në Korçë

Një person ka ndërruar jetë sot në Korçë pasi kanë rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen e Trekëndëshit në qytet.

Shtetasi Hajret Shkembi, 68 vjeç ishte duke punuar në skelën e shtëpisë së tij ku ka humbur ekuilibrin dhe më pas është rrëzuar.

Shkëmbi ishte duke uke lyer me bojë shtepinë e vet pasi ishte me profesion bojaxhi.

Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë pa mundur që të dërgohet në spital.

''Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3, Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen." - njofton policia. 

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.