Bien nga skela, plagosen dy punëtorë në Sarandë

 

Dy persona janë plagosur, pasditen e sotme në Sarandë të cilët janë aksidentuar në vendin e punës.

Policia bën me dije se Mehmet Metali, 35 vjeçdhe Sokol Çukari 31 vjeç,  të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Ora News, mëson se të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se njëri është operuar në këmbë në spitalin e Sarandës dhe tjetri është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të mëdha në shtyllën kurrizore.

“Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.”- njofton policia e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.