Jo të gjithë fëmijët festojnë, ëndrra e 10 vjeçarit që jeton në çadër është një biçikletë

Edhe ky 1 qershor e gjen Bjordin pa festë.

Për 10-vjeçarin nga fshati Karpen në Maminas kjo ditë është si një ditë e zakonshme.

- "E di çfarë ditë është sot?"

-"Po, e martë," tha Bjordi.

-"Ke festuar ti sot?"

-"Jo," tha Bjordi.

Një biçikletë do ta lehtësonte Bjordin për të shkuar në shkollë, pasi atij i duhet të bëjë 1 orë rrugë deri atje.

"Unë do të doja një biçikletë që të shkoj në shkollë," tha ai.

Dëshirat e tij janë të mëdha, por mundësitë ekonomike të familjes janë të pakta.

"Mami më tha nuk kemi mundësi," tha Bjorni.

Nëna e tij, Havie Deda, tregon se është e pafuqishme për ta bërë të buzëqeshë të birin pasi me 20 mijë lekë të reja që merr nuk i mjaftojnë për tu ushqyer.

"Ma ka kërkuar për festën e fëmijëve, por nuk kisha mundësi t'ia blija një gjë që të gëzohej me të gjithë kalamajtë te shkolla. Kushte s'kam në çadër, nuk më dalin 20 mijë lekë, t'i blej ilaçe gocës a fëmijëve të tjerë ushqim. Mërzitem për fëmijët se s'kanë çfarë të hanë," thotë nëna.

Prej dy vitesh në një çadër, familja me 7 anëtarë jeton me ndihmat që i japin të tjerët, ndërsa thirrja shkon për ndihmë.

Jo të gjithë fëmijët festojnë, ëndrra e 10