Elbasan/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 16:22
Një i ri është plagosur në qendër të Elbasanit me thikë.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është 25 vjeçari i identifikuar Jurgen Veliu.
Sipas informacioneve mësohet se i riu ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se është bërë i mundur arrestimi i autorit të kësaj ngjarje, por nga ana e policisë ende nuk ka një komunikatë në lidhje me shkaqet e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet konflikt.
