Të hënën aksioni në bregdet për ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Shembini vetë më mirë ose...
Të hënën nis aksioni i pastrimit të bregdetit. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje ndërtuesve pa leje të tërhiqen pasi nuk do të ketë lëshime.
“Ata që janë në shkelje të rëdë të ligjit të marrin masa se të hënën do të jetë vonë, të lexojnë Kodin Penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet nga policia e shtetit në flagrancë dhe të nisin ti prishin vetë. Kjo për tu lehtësuar ato që pason. Tërhiquni tani, përfitoni këto ditë për të nisur për të hequr ato që keni bërë. 1 kat dy kate. Do shembet dhe do të mbani pasoja”
Gjithashtu nga vija bregdetare e Shëngjinit, ku ndodhej së bashku me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame, Rama kujtoi penalitetet dhe për zinxhirin e të tërë aktorëve të përfshirë në ngritjen e një ndërtimi pa leje.
“Dua ti bëj të qartë zinxhirit të ndërtimeve që me Kodin Penal të gjithë janë pjesë e fajësisë apo përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen.
Jo vetëm kaq ligji, detyron që ato që ndërtojnë pa leje dhe u shembet nga shteti duhet të pastrojnë vetë inertet
“Kush nuk do pastrojë vetë do paguajë rëndë edhe koston e pastrimit dhe koston e shpenzimit të strukturave të shtetit”
Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin "Bregdeti Ynë".
Jo vetëm pronarët, por edhe punonjësit e shtetit që do të mbyllin sytë para objekteve të paligshme do të marrin ndëshkimin nga ligji.
Për të shmangur shpërdorimin e detyrës nga punonjësit e Kadastres, Artan Lame ka menduar për vendime skualifikime në bllok të objekeve të palegalizuara.
Ndërsa Ministri i Brendshëm kërkoi që shembja e objekteve pa leje të bëhet me dy faza. Pas këtij operacioni, për ndërtimet në bregdet pritet të ketë një ndryshim të procesdurës për dhënien e lejeve nga autoritetet shtetërore.