Mund të shkaktojë tragjedi, ura me dërrasa të thyera në Klos që rrezikon jetë njerëzish
Ura që lidh fshatin Dars me qytetin e Klosit është kthyer në rrezik për këmbësorët dhe mjetet që udhëtojnë mbi të.
Shtresa e dërrasës siç tregojnë pamjet është dëmtuar.
Për të lëvizur si këmbësor apo shofer, duhet treguar kujdes.
Banorët shprehen të frikësuar, kryesisht për fëmijët që kalojnë aty çdo ditë.
"Nuk ka për të kaluar këmbë robi, është rrezik."
"Është rrezik për fëmijët, automjetet dhe çdo gjë."
Nuk e mohojnë që bashkia e Matit ka ndërhyrë në vazhdimësi, duke rinovuar shtresën për dërrase, por që dëmtohet në vazhdimësi.
Ndaj kërkojnë marrjen e masave dhe kufizimin e mjeteve që do të kalojnë aty.
"Fondet u kanë ardhur herë pas here me e bo me beton, se çfarë bëhet nuk dihet."
"Ura duhet të bëhet, se ka fonde apo jo bashkia..."
Ura ndodhet pranë urës me hark Monument Kulture i kategorisë së parë e njohur si “Ura e Halilajve” është lidhja e vetme e fshatit me qytetin e Klosit, ndaj banorët kërkojnë reagimin e institucioneve.

