Zjarr te “Myslym Shyri”, digjet banesa dy katëshe

Një banesë dy katëshe në kryeqytet, e pabanuar, është përfshirë nga zjarri këtë të martë, 1 qershor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”.

Sherbimet e zjarrfikses të mbërritura në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.