U plagos me urdhër nga burgu në Lungomare, lirohet 39-vjeçari dhe personi që e dërgoi në spital
Gjykata e Vlorës ka vendosur detyrim paraqitje për shtetasin Ergys Likaj, i plagosur pak ditë më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim si autor i plagosjes Ersiljo Mataj, 18 vjeç.
Seanca nën drejtimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni mësohet se është mbajtur ditën e dielë, 30 maj.
Detyrim paraqitje është vendosur edhe për shtetasin K.Xh 46 vjeç, personi që e dërgoi Likajn në spital si dhe ai vetë nuk ka dëshmuar sesi ndodhi krimi por është munduar ta fshehë.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 26 majit, ku 39-vjeçari u plagos me armë zjarri në të dyja këmbët.
18-vjeçari ishte dërguar nga dikush tjetër për ti dhënë një mesazh Likaj, ndaj dhe kishte lënë takim me të.
Në momentin që e ka takuar i ka dhënë këtij të fundit një telefon dhe në anën tjetër të telefonit ka folur një i afërm i tij që ndodhet në qelinë e burgut.
Ky i fundit pasi ka mbyllur bisedën me personin në telefon është goditur dy herë nga këmbët me armë.



