Zbehet operacioni "Mezhgorani" , Do gjykohet në liri babai i vëllezërve Aliko u dënuan për vrasjen e efektivit të RENEA

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për Adil Alikon, babain e Albjon dhe Alban Alikos të akuzuar për vrasjen e specialit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Ai u arrestuan në kuadër të operacionit “Mezhgoran” ku u procedua dhe publicisti Henri Çili. 

Nga arrest me burg ai do të gjykohet në detyrim me paraqitje.

Aliko akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale falsifikim dhe ndikim të paligjshëm, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Me kërkesë të prokurorisë gjykata ndryshoi masën e sigurisë. 

Në këtë procedim po hetohet në gjëndje të lirë Henri Çili i cili akuzohet se mashtroi se do ndikonte tek një Gjykatës në Gjykatën e Lartë për të përshpejtuar gjykimin për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Albjon Aliko dhe Feti Yzeiraj duke garantuar dhe ulje dënimi.

Në përgjime, babai tyre i kishte premtuar Çilit një hapësirë toke në Gjirokastër, por edhe shuma parash në këmbim të uljes së dënimit të dy djemve, dosje.