Policia blindon drejtuesit me gjoba dhe penalitete, pezullohen 713 patenta gjatë muajt maj
Rritja e numrit të aksidenteve rrugore ka bërë që policia të ndërmarrë masa shtesë por edhe të rrepta për gjithë drejtuesit, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Të dhënat e policisë tregojnë se përgjatë muajit maj janë proceduar penalisht 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Po ashtu janë pezulluar 713 leje drejtimi, nga të cilat 416 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 151 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 146 për shkelje të tjera.
Policia rrugore bën të ditur se 1650 shoferë mjestesh janë proceduar në masë administrative pasi kanë rezultuar se kanë përdorur telefonin gjate drejtimit të mjetit.
Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

