Nje shqiptare kampione e botës me fanellën "azzurra" në Kampionatin Europian
"Në adoleshencë kam jetuar aftësinë e kufizuar fizike si një deficit, por më pas zbulova sportin. Këtu garojmë të gjithë të barabartë e janë vetëm aftësitë tuaja që të vlerësojnë".
Këto fjalë janë motivi i suksesit të Arjola Dedaj, shqiptare e Italisë, kampione e botës në lojërat paralimpike të Londrës në vitin 2017, në disiplinën kërcim së gjati e mbajtëse e 5 medaljeve europiane.
Aktualisht ndodhet në Poloni ku në datat 1 - 5 qershor 2021 do të garoj për Kampionatin paralimpik euopian të atletikës së lehtë në ekipin kombëtar të atletëve italianë.
Italia u bë për Arjola Dedaj, atdheu i dytë e mundësia e një jete pa paragjykime fizike.
Ka mbërritur me gomone, në moshën 17 vjeçare, së bashku me familjen.
Në Itali ajo zbuloj se verbëria nuk është një limit, që kufizon aftësinë e saj për të qënë e sukseshme falë punës e meritokracisë.
Në kampionatin paralimpik të Polonisë, shqiptarja Arjola Dedaj, garon së bashku me partnerin e saj Emanuele De Marino, atlet në garat 100m, 200 m, 400m.
"Kjo është një sfidë e re për ne, thotë Arjola, pasi për herë të parë garojmë me fanellën italiane si prindër e rrugëtimi familjarë është jo vetëm i bukur por dhe mjaft impenjativ , por që nuk na larguar nga objektivat tona si sportistë të skuadrës kombëtare të atletikës së lehtë paralimpike italiane."
Arjola e Emanuele formojnë së bashku "çiftin e ëndrrave" e siç shkruajnë në blogun e tyre e "nuk harrojmë kurrë mundësitë që na ofron jeta".
Në mars të 2021, pra vetëm dy muaj më parë Arjola Dedaj theu një tjetër rekord të saj duke e çuar në 4.60 kërcimin e saj, pra 60 cm më shumë se rekordi aktual që mban.
Mundësia e jetës së Arjolës qe zgjedhja e saj për të emigruar. Në Shqipëri askush nuk do të mund të zbulonte talentin e saj.
Arjola është sot Kampionia botërore që i mungon historisë shqiptare e shqiptare e suksesshme që zgjodhi një vend që e vlerëson për aftësitë e saj pa paragjykime.
