Ish trajneri i Dortmund dhe Ajax, arrin akordin për të drejtuar Lyonin
Peter Bosz ka pranuar një ofertë për një kontrate dy-vjeçare (plus një vit opsional) nga Lyoni. Klubi francez ishte pa trajner deri tani për sezonin e ardhshëm pas mbylljes së bashkëpunikit me Rudi Garcian ndërsa dështoi dhe një tentativë për të afruar Christophe Galtier.
Bosz duhet të mbërrijë këtë të Shtunë ose të Dielë në Lyon për të zgjidhur detajet e fundit dhe të angazhohet me ekipin që e mbylli në vendin e katërt sezonin në Ligue 1.
Ai shpejt u bë objektivi konkret i Lyon, pas refuzimit të Christophe Galtier dhe kishte nisur bisedimet me udhëheqësit e klubit të cilët i kishin dërguar një propozim, tundues.
Sipas burimeve pranë teknikut Holandez, oferta, e cila lidhet me një kontratë dy-vjeçare plus një vit opsional, u pranua këtë të Shtunë nga Bosz.
Trajneri 57-vjeçar, shumë i interesuar për projektin ishte i paangazhuar me asnje klub tjetër ku më parë ka punuar ne krye të Ajax, Dortmund, Leverkusen e me këta të fundit u nda në marsin e kaluar pas një sezoni tepër të dobët.
