Hakimi, i pari që do të shitet por Interi kërkon 80 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2021, 17:28
Është kohë sakrificash në shtëpinë e Interit për shkak te objektivit të vendosur nga pronarët kinezë për të ulur kostot dhe për të sistemuar bilancin.
Ishin këto arsyet që çuan në ndarjen me Conten por tani trajneri iku dhe u zgjodh Inzaghi si pasues. Marotta duhet të shesë dy lojtarë titullar, njërin të paktën deri më 30 Qershor dhe i vetmi që ka oferta konkrete është Achraf Hakimi.
Mbrojtësi maroken shkëlqeu me zikaltërit në vitin ku u shpallën kampionë me 7 gola dhe 11 asiste dhe për të ka shfaqur interes konkret PSG. Parizienët ofrojnë 50 mln euro e me bonuse mund të arrijnë në 60 mln ndërsa Interi ka fiksuar çmimin në 80 mln euro bashkë me bonuse. Konkurenca është e madhe dhe nga kjo mund të përfitojnë zikaltërit që synojnë një ankand që mund ta rrisë çmimin.
Gjithsesi është tashmë vendosur që Hakimi do të sakrifikohet teksa si pasues shihet Florenzi dhe Emerson Royal.
