“Çmenduria” për Vllazninë, tifozi me biçikletë drejt Tiranës për finalen e Kupës me Skënderbeun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 14:49
Vllaznia e Skënderbeu diskutojnë sot finalen e Kupës së Shqipërisë në një ndeshje që do të luhet në "Air Albania" me praninë e 1000 tifozëve. Një prej tifozëve të ekipit shkodran e bëri rrugën 95 kilometra më biçikletë.
Me mjetin simbol të Shkodrës, ky tifoz i Vllaznisë është nisur drejt kryeqytetit, ku ekipi i zemrës do tentojë të fitojë kupën e Shqipërisë në futboll.
Janë 95 kilometra rrugë, të cilat thotë se do të bëjë me dyrrotak ashtu siç shumë shkodranë bënin gjatë viteve të komunizmit.
Vllaznia do të luajë përballë Skënderbeut të Korçës për titullin e fundit të këtij sezoni.
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në "Air Albania" me praninë e 1000 tifozëve.

