Kastrioti mbetet në Superiore, mposht 2-1 Tomorin në playoff

Kastrioti mbetet në elitën e futbollit shqiptar. Pas shumë javësh vuajtje ku krutanët rrezikonin direkt rënien, ata siguruan një finale ku mund të siguronin qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe në fund ia dolën.

Kastrioti mbetet në Superiore, mposht 2-1 Tomorin në playoff

Në finalen playoff përballë Tomorit që vinte nga Kategoria e Parë pasi siguroi zonën playoff, krutanët tashmë me Ndreun në stol që mbylli skualifikim arritën të fitonin me bindje me rezultatin e pastër 2-1.

Në stadiumin e Kamzës ku u luajt sfida, Kastrioti tregoi se ishte tepër i forte për ekipin beratas dhe me nga një gol për çdo pjesë të shënuar nga Mehmeti në 45’ dhe Rezi në 63’ siguroi qëndrimin mes më të mirëve.

Kastrioti mbetet në Superiore, mposht 2-1 Tomorin në playoff

Vetëm në sekondat e fundit në 93’ erdhi edhe goli i flamurit për Tomorin nga Qato që nuk shërbeu për asgjë.

Kastrioti mbetet në Superiore, mposht 2-1 Tomorin në playoff