Brentford rikthehet pas 74 vjetësh në Premier League

Ekipi i fundit që vjen nga Championship dhe ngjitet në elitën e futbollit anglez është Brentford. Ekipi nga West London arriti të fitonte finalen playoff për ngjitjen në Premier League përballë Swanseas me rezultatin e pastër 2-0 dhe mund të thuhet se për ecurinë që ka patur, është ekipi që më shumë e meritonte ngjitjen mes ekipeve që ishin në playoff.

Ekipi i Thomas Frank i dha drejtim finales që në pjesën e parë teksa shënoi 2 gola me Toney në 11’ dhe Marcones në 20 duke shokuar rivalët ndërsa arriti ta menaxhonte mjaft mirë rezultatin deri në fund.

Një sukses i tillë ngjit Brentford në Premier League sezonin e ardhshëm që në fakt është hera e parë në histori pasi 74 vite më parë kur luante mes më të mirëve, kjo kategori quhej First Division.

Ndaj dhe promovimi i tyre mes më të mirëve në Angli është historik si për klubin ashtu dhe për tifozët londinezë të skuadrës.