Tragjedi në Moto 3, Dupasquier humb jetën pas aksidentit të rëndë

Nuk ia doli Jason Dupasquier.

Fatkeqësisht piloti zviceran i cili pësoi një aksident tragjik ne provat e dyta të lira në Mugello, humbi jeten 24 orë me pas.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga twiteri i Moto Gp teksa Dupasquier nuk ia doli për shkak të plagëve tepër të rënda që mori ne kokë.

Piloti zviceran u rrëzua në xhirot e fundit të provave dhe motori i tij i ra sipër në kokë dhe në trup ndërsa edhe dy pilotë të tjerë me motor e dëmtuan më tepër.

Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Firenzes ku iu nënshtrua një operacioni neurokirurgjikal, por sipas mjekëve nga plagët e rënda piloti zviceran mbijetoi dot.

19- vjeçari vetëm vitin e kaluar bëri debutimin e tij në Moto 3 me skuadrën Prueste IGP dhe fati i tij i keq ishte ta mbyllte tragjikisht karrieren në mes nga ai aksident i mallkuar.