Man. City nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës, i bën vend Harry Kane
Pavarësisht se si do të jetë fati i finales së Champions League ndaj Chelseat, te Man. City do të ketë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm që u pa edhe me largimin e Kun Agueros.
Sic bëhet e ditur, klubi do të nxjerrë në shitje dy yje të skuadrës që në keto vite kanë dhënë shumë për Citizens dhe kanë shënuar shumë gola të rëndësishëm që janë përkthyer edhe në trofe. Bëhet fjalë për Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez të cilët edhe pse kanë ende kontrata të gjata me klubin do të nxirren në shitje dhe do të vlerësohet çdo ofertë.
Ndryshime të tilla janë gjithmonë të pranishme në skuadrat ku drejton Pep Guardiola i cili sit e Barcelona, Bayern apo Man. City dëshiron gjithmonë të ndryshojë gjërat dhe të rifreskojë ekipin.
Këto dy lojtarë titullarë, bashkë me Gabriel Jesus që nuk luan rregullisht duhet të largohen për t’i vërë vendin dy afrimeve që ka projektuar klubi, Jack Grealish nga Aston Villa dhe më e rëndësishmja, Harry Kane nga Tottenham.
Të dy këto operacione kushtojnë të paktën nga 100 mln paund dhe do të ishte e pamundur blerja e tyre pa sakrifikuar dike nga skuadra ndaj dhe drejtuesit bashkë me Guardiolën kanë vendosur t’u tregojnë derën Sterling dhe Mahrez.
Që të dy këta lojtarë pëlqehen shumë nga Arsenali për të cilët do të ishte e pamundur t’I blinte njëkohësisht dhe më kryesorja të përballonte pagat e tyre të larta në një sezon që topçinjtë do ta luajnë pa pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
