Tjetër zvarritje, edhe Argjentina nuk do ta organizojë Copa American

Vetëm dy javë nga data e fillimit të Copa Americas vjen një tjetër lajm jo i mirë për eventin kryesor të futbollit në Amerikën Latine.

Argjentina që duhej të ishte vendi i dytë organizator bashkë me Kolumbinë, është tërhequr ose ka braktisur zhvillimin e Kupës së Amerikës. Një lajm që pothuajse po e çon drejt anulimit plotësisht eventin teksa CONMEBOL bëri të ditur se vendimi vjen për shkak të pandemisë dhe situates jo të mirë që po kalon Argjentina.

Këta të fundit janë ndoshta në ditët më të vështira të pandemisë pasi vendi me 45 mln banorë po përjeton një rritje të infektimeve që arrijnë në 40 mijë raste në ditë, shifra tepër alarmante ndaj dhe vendimi i tyre ishte I detyrueshëm.

Argjentina është vendi i dytë që tërhiqet pas Kolumbisë të cilët krahas pandemisë janë edhe në mesin e një situate politike tepër të trazuar dhe protestave që janë shoqëruar me dhunë dhe vrasje.

CONMEBOl bëri të ditur se për momentin gjithçka është pezull teksa do të vlerësojë çdo ofertë që do të vijë për zhvillimin e këtij kompeticioni nga një vend tjetër.

Kili ka shfaqur interes për ta organizuar Copa American si vend i vetëm por javën e ardhshme do të ketë dhe një vendim urgjent që do të përcaktojë përfundimisht fatin e kompeticionit latin.