SPAK kërkon heqjen e pezullimit të gjykimit për Fatmir Mediun
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon heqjen e pezullimit të gjykimit për ish-ministrin Fatmir Mediu.
Është caktuar relatori që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Relator është caktuar Ilir Panda dhe çështja do të shqyrtohet me 3 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.
Kërkesa e SPAK erdhi pas kallëzimit të familjes Durdaj që në atë tragjedi humbi fëmijën 7 vjeçar dhe i iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 2009 pushoi çështjen penale ndaj Mediut për shkak të imunitetit të tij parlamentar.
Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonj, tha se reforma ne drejtësi ka shënuar rezultate të rëndësishme.
"Kemi pasur , rezultate shumë të mira në rihapjen e disa çështjeve shumë të rëndësishme, të cilat kishin kohë që flinin në prokuroritë e mëparshme. Dhe besoj që të gjitha këto sinjale pozitive që SPAK ka dhënë do të shënojnë rezultate më të mira për vitin 2021."
Si moment të rëndësishëm, Gjonaj përmendi faktin e rihapjes së dosjes së gërdecit dhe 21 janarit ndonëse nuk i përmendi me emër por i cilësoi si dosje të bujshme.
