Përplasen dy automjete në Berat, lëndohen dy pasagjerë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat.

Një mjet tip Benz, duke dalë nga një servis makinash është përplasur me mjetin tip Seat që i përkiste një kompanie "Security."

Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët Sose Toska e Sali Toska,që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz.

Ndërkohë mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.