Kupa e Shqipërisë, të hënën Vllaznia përballë Skënderbeut, Ademi kërkon lejimin e tifozëve në "Air Albania"

Të hënën, datë 31 maj 2021, në stadiumin "Air Albania" ekipi Vllaznia ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm të Vllaznisë, e cila pasi është shpallur nënkampione  e Shqipërisë, rikthehet pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja.

Ndaj kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i kërkon publikisht Ministrisë së Shëndetësisë t'u japë mundësi tifozëve për të ndjekur këtë finale.

"Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19  është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesëmarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadiumit "Air Albania".

Zyrtarisht Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se do të lejojë praninë e tifozëve në stadiume nga data 1 korrik.

Nuk dihet nëse Ministria e Sporteve dhe ajo e Shëndetësisë do të bëjnë një lëshim vetëm për këtë finale duke lejuar tifozët në “Air Albania”.

Kupa e Shqipërisë, të hënën Vllaznia